Media zvicerane blick.ch vazhdon bashkëpunimin më Albora.ch kësaj here më një temë mjfat aktuale në Kosovë si mungesa e punëtorëve të kualifikuar në Kosovë.

Marketing

“Vetëm në Kosovë, mijëra punëtorë kanë hequr dorë nga puna në gjashtë muajt e fundit. Prandaj, mungesa e punëtorëve të kualifikuar është jashtëzakonisht e lartë. Kjo ka pasoja në sektorë të ndryshëm ekonomikë.

Në Prishtinë, por edhe në qytetet tjera të Kosovës, kudo sheh reklama për punëtorë. Edhe pse rrogat nuk janë të larta, ka punë. Sipas “Albora” , Fatos Mjeku, kryepunëtor në një kompani ndërtimi, flet për mungesën e vazhdueshme të punëtorëve dhe thotë se pothuajse të gjithë njerëzit e tij kanë emigruar në vende të ndryshme të Europës.\” kështu fillohet shkrimi në blick.ch.

Më pas media zvicerane vazhdon tekstin duke cituar Ligjin e Punës në Kosovë dhe orët punë që duhet berë e në fakt paga është tejet e ultë.

Largimi i punëtorëve po bëhë gjithënjë e më i lartë dhe se kjo mbetet shqetësuese pë shkak të mungesës se punëtorëve.

Blick më pas vazhdon shkrimin:

Shkalla e papunësisë është mbi 25 për qind

Në sektorin publik janë të punësuar mbi 80 mijë persona, ndërsa paga mesatare bruto atje është rreth 620 euro. Nga sektori publik nuk raportohen probleme me mosrespektim të Kodit të Punës apo mungesë të fuqisë punëtore. Nga ana tjetër, bujqësia, gastronomia, ndërtimi dhe tregtia raportojnë vështirësi të mëdha në gjetjen e punëtorëve.

Marketing