Ballkani,  sidomos Kosova këtë vit llogaritet të ketë pëjetuar përiudhë të rëndë sa i përket mungesës se punëtorëve të kualifikuar apo edhe ikjes se tyre nga Kosova.

Marketing

Dërisa mija punëtorë kanë lenë punë vetëm ketë gjysmë viti, mungesa e punëtorëve të kualifikuar apo edhe ikja e tyre ka qenë tejet e lartë dhe më pasoja për biznese të ndryshme.

Trendi i ikjes se punëtorëve të fushave të ndryshme ka berë që tashmë Kosova, sikur edhe vendet e rajonit të jetë në krizë të thellë për punëtorë të kualifikuar.

Në Prishtinë por edhe në qytete tjera të Kosovës sheh pothuajse çdo ditë një shapallje ku kërkohen punëtorë, mund të thuhet se pagat nuk janë të larta por punë ka.

Fatos Mjeku kryepunëtor në një firmë ndertimi ka treguar për mungesën e vazhdueshme të punëtoreve derisa ka treguar se ata që I kishte pothujse të gjithë ka shkua në vende të ndryshme të Evropës.

Ai po ashtu ka shpejguar se tashmë dita një punëtori I paguhet 25 euro deri kanë 9 orë punë, për çka sipas tij kjo pagesë por edhe kushtet tjera të punës ka berë shumica nuk deshirojnë të qendrojnë në Kosovë.

Marshimi protestë për 1 Maj, kërkohen paga dhe punë dinjitoze - Vendi

Mjeku ka shpejguar se mungesë të punëtorëve ka pothujse në çdo fushë si ndertimtari, gastronomi, tregti, ndertim etij.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, ka thënë se deri në muajin qershor punën në sektorin privat e kanë lënë mbi 65 mijë punëtorë.

Azemi: Shumë punëtorë të sektorit privat kanë marrë borxh në emër të 100  eurove | Ekonomia Online
Jusuf Azemi kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat

Gjatë një interviste, ai ka treguar se vitin e kaluar punën e kishin lënë mbi 42 mijë persona, sipas tij, trendi i ikjeve është në rritje.

Azemi ka shtuar se ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar të cilët për shkak të kushteve po obligohen të dalin jashtë vendit.

“Në vitin 2021 mbi 42 mijë përderisa në qershor të këtij viti ka kaluar numri mbi 65 mijë. Është numër i madh i mungesës së punëtorëve të kualifikuar, por megjithatë punëtorët e kualifikuar i kemi obliguar të dalin jashtë vendit”.

“Lëvizjet e punëtorëve po bëhen ne gjithë botën dhe më tutje. Tek ne po ndodh sepse me një pagë 170 euro dhe mos ofrimi i kushteve adekuate dhe shumë çështje tjera me ligjin e punës i bëjnë të pasigurt këta punëtorë”.

“Punëtorët i kanë humbur synimet se do të bëhet mirë dhe orientimi i tyre është jashtë vendit për kushte më të mira”, ka thënë Azemi.

Sektori privat vs. sektori publik

Ligji i Punës në Kosovë parasheh 40 orë pune në javë, kontratë pune, pushim vjetor me pagesë e të tjera.

Punëdhënësi më i madh në Kosovë është sektori privat, me më shumë se 220 mijë të punësuar. Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 380 euro.

Në sektorin publik janë të punësuar mbi 80 mijë persona, ndërsa paga mesatare bruto atje është rreth 620 euro.

Nga sektori publik nuk raportohen probleme me mosrespektimin e Ligjit të Punës, e as me mungesë punëtorësh.

Bujqësia, gastronomia, ndërtimtaria dhe tregtia raportojnë më së shumti vështirësi në gjetjen e punëtorëve.

Mbi 750 mijë qytetarë – ekonomikisht joaktivë

Sipas Agjencisë së Statistikave (ASK), papunësia në Kosovë është mbi 25 për qind.

Të dhënat e fundit të ASK-së për tregun e punës tregojnë se nga mbi një milion qytetarë në moshë pune në Kosovë, mbi 350 mijë janë të punësuar, ndërsa mbi 120 mijë janë të papunë.

Sipas ASK-së, rreth 750 mijë qytetarë janë ekonomikisht joaktivë, që do të thotë se nuk janë të punësuar, as të regjistruar si të papunë dhe as nuk kërkojnë punë.

Albora.ch

Marketing