Media e njohur zvicerane në kuadër të marrëveshjës që ka me Albora.ch po vazhdon ciklin e saj të shkrimeve të ndryshme apo tema që kanë të bejnë kryesisht për Kosovën, derisa kësaj herë është publikuar rikthimi i emisionit për diasporë “Fol Shqip Show”.

Marketing

Është një nga programet argëtuese më të njohura dhe më të suksesshme në botën shqipfolëse. «Fol Shqip Show» miliona shqiptarë në mbarë botën. Shfaqja është prodhuar dhe moderuar nga Altin Marku (37) në Lenzburg AG.

“Përkthyer, “Fol Shqip” do të thotë “Fol shqip” ose lirshëm: “Tekst i thjeshtë”. Në kanalin privat shqiptar RTV21 transmetohet emisioni “Fol Shqip Show”, një përzierje e humorit dhe lajmeve” kështu fillon teksti në blick.

Në tekst përmendët edhe intervista e dhenë nga Altin Marku për blick.ch në qershor.

“Kam respekt të madh për kulturën zvicerane”

“Fol Shqip Show” këtë sezon do të vazhdojë të jetë një emision argëtues, por edhe edukativ. Ashtu si sezonet e kaluara, aty do të jenë të ftuar të të gjitha llojeve, sidomos shqiptarë, të cilët me sukseset e tyre në fushat përkatëse ia kanë dalë në krye.

Altin Marku dëshiron ta afrojë Zvicrën me bashkatdhetarët e tij. “Kam respekt të madh për kulturën zvicerane”, tha Marku për Blick në qershor. Në emision shfaqen rregullisht edhe të ftuar zviceranë. Këshilltari Federal Alain Berset (50), reperja Loredana (26), komediani Stefan Büsser (37), kryeredaktori i grupit Blick, Christian Dorer (47), të gjithë ishin ulur në divan me Markun, shkruan blick në tekstin e sotem kushtuar Altin Markut dhe “Fol Shqip Show”.

Albora.ch

Marketing