Jennifer Lopez ka zbuluar se mamaja e saj e rrihte para se të largohej nga shtëpia në moshën 18 vjeçare për të ndjekur karrierën në aktrim. Këngëtarja dhe aktorja 52 vjeçare foli hapur për marrëdhënien e saj të ndërlikuar me nënën Guadalupe Rodriguez.

Marketing

“Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu e bëri edhe më të ashpër”, tha këngëtarja në një pjesë nga dokumentari i ri i Netflix, “Halftime”. “Isha e rrethuar nga shumë gra të forta.”, shtoi ajo.

E sinqertë: Jennifer Lopez ka zbuluar se nëna e saj Guadalupe Rodriguez e kishte “rrahur” përpara se të largohej nga shtëpia në moshën 18-vjeçare për të ndjekur një karrierë në aktrim.

Mamaja ime është një grua super e komplikuar, ajo donte që ne të ishim të pavarur dhe të mos mbështetemi kurrë te një mashkull. Mama ime më tha ‘Nëse do të jetosh në këtë shtëpi, do të shkollohesh. Ne u grindëm keq një natë dhe u largova”, tha ajo.

Nëna e saj pranoi se ajo nuk ishte një nënë perfekte por këmbënguli se donte më të mirën për vajzat e saj. ““Unë gjithmonë kisha pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk ishte të isha kritike. Ishte vetëm për t’ju treguar se mund të bënin më mirë. Jennifer ka qenë më e vështirë”, thotë Rodriguez.

ShpërndajeTweet

Marketing