Me qindra shqiptarë mbërrijnë çdo ditë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone që nisen nga qytetet-port të Francës.

Marketing

Teksa një pjesë e tyre kalojnë me sukses kanalin mes dy shteteve, ka të tjerë që përballen edhe me policinë e cila së fundmi është duke ndjekur një strategji shume agresive.

Ka qenë “Channel 4 News”, një media britanike e cila ka publikuar pamjet e një nisje të dështuar me gomone të emigrantëve shqiptarë, irakianë e kurdë nga Dunkirku, Francë.

Bëhet me dije se policia franceze ka çarë gomonen e fryrë të emigrantëve dhe ka përdorur spray me piper mbi njerëzit që përpiqeshin të kalonin Kanalin nga një plazh afër Dunkirk.

Ndërkohë në disa pamje të tjera emigrantët, mes tyre shqiptarë fryjnë gomonen dhe e marrin për ta çuar në det.

Por sapo dalin në breg përballen me policinë.

Marketing