Gjatë një konference publike, Mbreti Chalers, i cili e mori titullin menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, nuk la pa përmendur edhe Shqipërinë.

Marketing

Në një video që po qarkullon në rrjetin social TikTok, Mbreti Charles III shprehet:

“Sot të gjithë njerëzit e Ballkanit janë shumë të njohur në Britani në shumë fusha. Në muzikë Rita Ora, të cilën kam pasur kënaqësi ta dëgjoj të këndojë për herë të parë në Londër javën e kaluar. Shumë heronj ikonikë nga ky vend”, duke shtuar më tej edhe emrin e Nënë Terezës.

Sigurisht kjo nuk ka kaluar pa një reagim nga ana e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Ajo ka ripostuar në Instastory videon e ndarë nga motra e saj, Elena Ora.

Rita Ora ka performuar përpara ndeshjes titane të Australisë me Zelandën e Re në Kupën Botërore të Rugbit për Femra në Auckland.

Këngëtarja, u shfaq e veshur plot stil, me një ‘body’ ngjyrë jeshil, pa mëngë dhe me jakë. Rita i shtoi veshjes dhe një bisht të gjatë i cili i lidhej në bel dhe qëndronte i gjatë deri poshtë këmbëve.


Fansi numër një është bashkëshorti i saj Taika Waititi, i cili me krenari e shikonte nga prapaskenat para se të futej dhe t’i dhuronte një puthje partneres së tij

Marketing