Autoritetet doganore pranë kufirit me Greqinë kanë bërë të ditur se ka pasur një numër të lartë qytetarësh në pikat e kalimit kufitar të territorit tonë, gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Marketing

Sipas njoftimit, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, në vetëm 24 orë, janë regjistruar 3 mijë e 908 persona që udhëtojnë drejt Greqisë.

Lëvizje të konsiderueshme të udhëtarëve ka pasur dhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës.

Në tri ditët e para të janarit janë regjistruar 827 shtetas shqiptarë që kanë udhëtuar drejt vendit tonë, përmes kësaj pike kalimi. Ndërsa kanë dalë 1 mijë e 694 shtetas gjithsej.

Shqipëria ka qenë destinacion edhe për shtetasit e huaj, numri i të cilëve përkon me shifrën 946 qytetarë, po në këtë pikë kufitare. Dhe kanë dalë 1 mijë e 362 shtetas.

Të shumtë kanë qenë dhe automjetet që kanë kaluar në pikën kufitare të Qafë Botës.

Nga dogana raportohet të jenë 1 mijë e 834 automjete që kanë hyrë në Shqipëri, gjatë fillimit të vitit.

Edhe Porti i Sarandës ka qenë zgjedhje e shqiptarëve për të ardhur në vendlindje, ndonëse nuk ka pasur numër të lartë të qytetarëve.

Raportohet që, përgjatë këtyre tri ditëve, nga Porti i Sarandës kanë hyrë 44 shtetas shqiptarë dhe kanë dalë 32 të tjerë.

Kurse të huajt ishin më pak, 21 prej tyre kanë zgjedhur të udhëtojnë nga kjo pikë kufitare dhe 25 të tjerë kanë zgjedhur të largohen përmes kësaj rruge.

Më herët, shteti grek i ka forcuar masat kufizuese të parandalimit të përhapjes së COVID-19, në pikat e kalimit kufitar me Shqipërinë.

Masat anti-COVID në pikat e kalimit kufitar

Hyrja e shtetasve shqiptarë në territorin grek u bë vetëm me testin PCR negative, e vlefshme për 72 orë, ose me një test të shpejtë negativ brenda 24 orëve.

Kjo masë ka hyrë në fuqi në orët e para të mëngjesit të 19 dhjetorit të këtij viti  dhe do të jetë të vlefshme deri më 10 janar 2022.

Sipas njoftimit zyrtar të Ambasadës greke në Shqipëri, masa vlen për të rriturit dhe adoleshentët mbi pesë vjeç, duke përjashtuar ata të vaksinuarit.

Të gjithë udhëtarët, që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm) me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

Pikat kufitare të Kakavijës, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. /albora.ch/

Marketing