Një bashkëshort i cili u varros i gjallë pranë gruas së tij të vdekur, u shpëtua sot në Turqi pas 48 orësh tmerri të paimagjinueshëm, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij Sirinë shkoi mbi 11,000.

Marketing

Pamjet nga skena e shpëtimit në qytetin turk të Hatay treguan burrin të ngecur poshtë një pllake betoni të rënë, dyshemesë dhe trupit të pajetë të gruas së tij.

Burri u nxor nga ndërtesa e rrënuar, së bashku me trupat e gruas dhe dy vajzave të tij, të cilat gjithashtu u vranë. Ata e vendosën në dysheme për t’i dhënë trajtim mjekësor, këmbët larg nga vendi ku trupat e gruas së tij Esra dhe vajzave Mahsen dhe Besira, ishin të mbështjellë me batanije.

Zyrtarët dhe mjekët thanë se 8,574 njerëz kishin vdekur në Turqi dhe 2,662 në Siri nga lëkundjet e së hënës me magnitudë 7.8, duke e çuar totalin në 11,236 – duke e bërë atë ngjarjen më vdekjeprurëse sizmike në më shumë se një dekadë.

Marketing