Viti 2021 u mbyll me 1 mijë e 155 njerëz të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një publikimi ekskluziv të britanikes “The Big Issue”.

Marketing

Shqipëria mban numrin më të lartë të të dëbuarve – plot 435 persona janë zhvendosur drejt vendit tonë.

Këta të fundit, përgjatë vitit, janë riatdhesuar përmes 17 fluturimeve – mes tyre edhe çarter.

Sakaq, numri i njerëzve të dëbuar nga Zyra e Brendshme me fluturime çarter është pothuajse trefishuar që nga viti 2019.

Por, një në gjashtë aeroplanë u largua me më pak se 10 persona në bord.

Gjetjet e gazetës britanike kanë rinovuar thirrjet për anulimin e fluturimeve çarter.

Zoe Gardner, menaxhere e politikave dhe avokimit në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve (JCWI), për gazetën “The Big Issue” tha se autoritetet “duhet të ndërmarrin ndryshime urgjente në këtë sistem të kalbur që përpiqet t’i dëbojë njerëzit me çdo kusht”.

Statistikat e Home Office, të marra nga “The Big Issue” tregojnë se qeveria në vitin 2021 kreu 57 fluturime çarter.

“Është thellësisht shqetësuese që kjo qeveri ka deportuar gjithnjë e më shumë njerëz gjatë një pandemie globale”, shtoi Gardner.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2021 u zhvendosën në vendet evropiane.

Një numër i vogël u larguan drejt Xhamajkas, 11 të tillë, Nigerisë dhe Ganës – shtatë persona.

Zyra e Brendshme fajëson “sfidat ligjore të minutës së fundit” për fluturimet pothuajse bosh.

Por një hetim i “Big Issue”, i botuar këtë javë, ka zbuluar se atyre që dëbohen, shpesh u mungon përfaqësimi i duhur ligjor, derisa të ndalohen.

Qeveria mbron fluturimet çarter si një mënyrë për të larguar kriminelët.

Viti 2021 u mbyll me 1 mijë e 155 njerëz të dëbuar nga Mbretëria e Bashkuar, sipas një publikimi ekskluziv të britanikes “The Big Issue”.

Shqipëria mban numrin më të lartë të të dëbuarve – plot 435 persona janë zhvendosur drejt vendit tonë.

Këta të fundit, përgjatë vitit, janë riatdhesuar përmes 17 fluturimeve – mes tyre edhe çarter.

Sakaq, numri i njerëzve të dëbuar nga Zyra e Brendshme me fluturime çarter është pothuajse trefishuar që nga viti 2019.

Por, një në gjashtë aeroplanë u largua me më pak se 10 persona në bord.

Gjetjet e gazetës britanike kanë rinovuar thirrjet për anulimin e fluturimeve çarter.

Zoe Gardner, menaxhere e politikave dhe avokimit në Këshillin e Përbashkët për Mirëqenien e Emigrantëve (JCWI), për gazetën “The Big Issue” tha se autoritetet “duhet të ndërmarrin ndryshime urgjente në këtë sistem të kalbur që përpiqet t’i dëbojë njerëzit me çdo kusht”.

“Është thellësisht shqetësuese që kjo qeveri ka deportuar gjithnjë e më shumë njerëz gjatë një pandemie globale”, shtoi Gardner.

Shumica e të dëbuarve në vitin 2021 u zhvendosën në vendet evropiane.

Një numër i vogël u larguan drejt Xhamajkas, 11 të tillë, Nigerisë dhe Ganës – shtatë persona.

Zyra e Brendshme fajëson “sfidat ligjore të minutës së fundit” për fluturimet pothuajse bosh.

Por një hetim i “Big Issue”, i botuar këtë javë, ka zbuluar se atyre që dëbohen, shpesh u mungon përfaqësimi i duhur ligjor, derisa të ndalohen.

Qeveria mbron fluturimet çarter si një mënyrë për të larguar kriminelët. /albora.ch/

Marketing