Policia e Durrësit ka arrestuar një 32-vjeçar nga Lushnja i cili mbajti peng për disa ditë një 30-vjeçare.

Marketing

Euronews mëson nga policia thonë se arrestimi i shtetasit Marius Musaku u bë pas kallëzimit të 30-vjeçares Ersida Dyrmishi, nënë e dy fëmijë dhe bashkëshortit të saj, banues në Durrës.

Në denoncimin e bërë në polici mbrëmjen e së hënës në polici, bashkëshortet kanë denoncuar 32-vjeçarin se i ka hequr lirinë në mënyrë të paligjshme shtetases Ersida Dyrmishi duke e mbajtur me forcë për disa ditë në një hotel, e ka detyruar për të bashkëjetuar dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të, nën kërcënimin e një thike dhe duke e kanosur për jetën e familjarëve të saj.

Dyrmishi ishte shpallur e humbur, pasi më datë 25.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, bashkëshorti i saj ka kallëzuar se ajo ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer më.

Marketing