Të pandehurve H.B., dhe Z.D., iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Prizren, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën “mashtrimi”.

Marketing

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë,rrjedh dyshimi i bazuar:

 “Nga muaji nëntor 2020 deri në muajin prill të vitit 2021, në Prizren, saktësisht në lokalin e tyre “Timi & Zaimi” Sh.P.K., me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve apo duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe për t’i shkaktuar dëm material personave tjerë, i mashtrojnë apo vazhdojnë lajthimin e personave tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të njëjtit të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror në vitin 2020 krijojnë biznesin “Timi & Zaimi” SH.P.K., si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shumat prej 300 deri në 500 euro, me ç’ rast secilit veç e veç i shkaktojnë dëm material ndërsa për vete në mënyrë të kundërligjshme përfitojnë dobi pasurore”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./albora.ch/

Marketing