Emmanuel Macron u betua sot si president i Francës për herë të dytë radhazi në Pallatin Elysee.

Marketing

Ai tha se rizgjedhja e tij shënoi një renesancë për demokracinë, teksa shtoi se Franca rrallë herë është përballur me një kombinim sfidash si lufta në Evropë, pandemia dhe urgjenca ekologjike.

“Populli francez ka zgjedhur një projekt të qartë dhe eksplicit për të ardhmen, një projekt evropian të pavarësisë, përparimit shkencor, social dhe ekologjik”, është shprehur Macron, shkruan The Guardian.

Presidenti francez tha se në këto momente kur shekulli po ndryshon, vendi i tij duhet të hartojë një rrugë përpara së bashku.

“Le të kemi guximin ta shikojmë realitetin në fytyrë. Le të jemi besnikë ndaj vlerave të lirisë, barazisë, vëllazërisë dhe laicizmit. Le të vazhdojmë ta duam republikën dhe gjithçka që ajo sjell. Le ta duam atdheun tonë”, ka thënë Macron.

Tutje, Macron tha se mandati i tyj i dytë nuk është veç një vazhdës e mandatit të parë, por u zotua se do të krijojë një sistem arsimor më gjithëpërfshirës, shërbime shëndetësore të qasshme kudo si dhe barazi më të madhe seksuale e një ushtri më të fortë.

Për Macron, pesë vitet e ardhshme janë të fundit në pushtet, teksa në këtë kohë pritet ta emërojë kryeministrin bashkë me një kabinet të ri për ta zëvendësuar Jean Castex, kryeministrin e tanishëm.

Kujtojmë se Macron fitoi zgjedhjet më 24 prill me 58.55 për qind të votave kundër Marin Le Pen nga e djathta ekstreme.

Macron tani përballet me një betejë për të mbajtur kontrollin e parlamentit francez në atë që do të jetë pesë vitet e tij të fundit në pushtet.

Marketing