Një ushtar rus, i cili u plagos gjatë luftës në Ukrainë dhe që la vendin e tij për të kërkuar azil në Francë, do të botojë dëshminë e tij në një libër.  Libri me titullin “Njeriu që i tha jo luftës”, do të dalë në nëntor në 13 vende.

Marketing

Historia vjen nga “ditari i luftës” i Pavel Filatiev, i publikuar fillimisht në faqen e rrjeteve sociale ruse Vkontakte. Në të ushtari denoncoi gjendjen e mjerueshme të trupave ruse, të pajisur dhe të trajnuar keq, dhe korrupsionin.

Pavel Filatiev, 34 vjeç, ishte një parashutist që u rikthye vitin e kaluar në Regjimentin e 56-të të Trupave Ajrore me bazë në Krime. I plagosur rëndë në njërin sy ai kërkoi të largohej për arsye shëndetësore, por kërkesa e tij nuk u pranua. Më pas ai u end nga qyteti në qytet, duke lënë Rusinë për Francën.

Në një intervistë me AFP në fund të gushtit, Pavel Filatiev e përshkroi ushtrinë si të “terrorizuar”, me shumicën dërrmuese të ushtarëve kundër sulmit ndaj Ukrainës, por të paaftë për ta thënë hapur këtë.

“Të gjitha të drejtat e librit do t’u dhurohen OJQ-ve që ndihmojnë viktimat e luftës në Ukrainë,” tha Albin Michel.

Marketing