Pas vendimit të “Disney”, edhe Warner Bros ka anuluar shfaqjen e shumëpritur të “The Batman” në Rusi.

Marketing

Ky film ishte caktuar të shfaqej me 3 mars, ndërsa Deafline informoi nga studio se filmi ishte ende i vendosur për publikim, por pas një rishikimi, transmetimi i filmit është anuluar.

“Në shenjë humanitare për Ukrainë, WarnerMedia po ndalon publikimin e filmit të saj artistik “The Batman” në Rusi. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën ndërsa evoluon. Shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë dhe paqësore të kësaj tragjedie”, thuhet në deklaratën e Warner Bros.

“The Batman” është një film i shumëpritur nga fansat. Madje këtë fundjavë pritej të fitojë të paktën 115 milionë dollarë./albora.ch/

Marketing