Omicron po shkakton probleme për kompanitë e transportit publik në Zvicër.

Marketing

Për shkak të Coronës, linja 15 e tramvajit në Cyrih është pezulluar përkohësisht, e arsyeja është mungesa e shoferëve për shkak të sëmundjeve.

Nga e hëna, linja 15 e tramvajit do të mbyllet plotësisht deri në një njoftim të dytë. Kjo masë mund të përmirësojë disponueshmërinë e drejtuesve të mjeteve dhe të mbajë sa më të ulëta kufizimet për pasagjerët, shkruan 20min.ch, përcjell albora.ch.

Ndër të tjera thuhet se ka mundësi alternative të udhëtimit dhe të gjitha ndalesat do të vazhdojnë të shërbejnë. Megjithatë, pasagjerët duhet të presin kohë pak më të gjatë udhëtimi.

VBZ shpreh keqardhje për këtë masë, por shpreson se do të lehtësojë situatën aktuale. Qëllimi kryesor është që linjat e tjera të mbahen në funksion sa më gjatë të jetë e mundur. VBZ rezervon të drejtën për të zbatuar masa të mëtejshme në varësi të zhvillimit të situatës./albora.ch/

Marketing