Për shkak të tensioneve në rritje, linja ajrore zvicerane “Swiss” pezullon përkohësisht fluturimet e saj drejt Ukrainës dhe në veçanti kryeqytetit Kiev, nga java e ardhshme.

Të gjitha fluturimet do të anulohen nga e hëna 21 deri më 28 shkurt, tha sot një zëdhënës i Swiss për Keystone-ATS. Fluturimet e planifikuara për nesër do të zhvillohen sipas orarit, transmeton albora.ch.

Marketing

Udhëtarët e prekur nga anulimet do të informohen. Swiss aktualisht nuk e përdor hapësirën ajrore të Ukrainës për fluturime. Kompania tha se monitoron nga afër situatën dhe është në kontakt me autoritetet.

Linjat e tjera ajrore në grupin Lufthansa – Austrian Airlines, Brussels Airlines dhe Eurowings gjithashtu njoftuan sot se do të pezullojnë fluturimet për në Ukrainë nga java e ardhshme./albora.ch/

Marketing