25 vjeçari shqiptar, Qamil Taja që vrau partneren e tij 19 vjeçare, Krisjana Brakaj pak ditë më parë në Greqi është lënë në paraburgim. Mediat greke raportojnë se jashtë gjykatës ka pasur tension nga të afërmit dhe miqtë e 19 vjeçares shqiptare, e cila u qëllua me dy plumba në kokë.

Marketing

Akuzat ndaj 25-vjeçarit janë “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim i armës”. Kujtojmë që ngjarja e rëndë ndodhi në prën e para të së shtunës, pasi çifti ishte kthyer në shtëpinë e tyre në Pire. I riu, xheloz dhe nën efektin e drogës ka qëlluar ndaj partneres së tij.

Më pas, sapo ka kuptuar se çfarë ka bërë, është dorëzuar vetë në polici.

Marketing