Artistja Tayna, ka reaguar për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo ka shpërndarë një postim në InstaStory, me anë të të cilit shprehet e lumtur pas këtij vendimi.

Marketing

“Më në fund po lëvizim të lirë siç e meritojmë”, ka thënë Doruntina Shala, duke shtuar: Ç’ka është hala e mundur?

Kujtojmë se Parlamenti Evropian sot ka dhënë dritën e gjelbër për lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës në zonën Schengen. Qytetarëve të Kosovës iu është dhënë e drejta të lëvizin lirë nëpër Evropë që nga janari i vitit 2024.

Përjashtimi i vizave nga ana tjetër do të hyjë në fuqi pasi të jetë vendosur Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).

Marketing