Libani ka paralajmëruar se një shpërthim vdekjeprurës kolere po “përhapet me shpejtësi”, pasi rastet me infektim janë në rritje, ndërsa e gjitha sëmundja virulente u përhap nga Siria.

Marketing

Shpërthimi në vendin e shkatërruar ekonomikisht, i cili ka lënë të paktën pesë të vdekur, është i pari që nga viti 1993.

Zyrtarët shëndetësorë kanë fajësuar luftërat financiare dhe politike të vendit, të cilat i kanë lënë qytetarët me infrastrukturë të varfër dhe të shkatërruar sanitare.

“Epidemia po përhapet me shpejtësi në Liban”, u tha gazetarëve të mërkurën ministri në detyrë i Shëndetit Publik, Firass Abiad, shkruan Al Jazeera.

Që nga 6 tetori, Libani ka regjistruar 169 raste të kolerës, pothuajse gjysma e tyre u shënuan vetëm në dy ditët e fundit.

Kriza e fundit vjen pas tri vitesh vështirësish të paprecedenta ekonomike në Liban dhe pamundësisë për të kontrolluar kufijtë me Sirinë.

Kolera zakonisht përhapet nga ushqimi ose uji i kontaminuar dhe shkakton diarre dhe të vjella.

Lumi Eufrat besohet të jetë burimi i shpërthimit të parë të sëmundjes nga uji në Siri që nga viti 2009, por kolera që atëherë është përhapur në mbarë vendin, me mijëra raste të dyshuara e të konfirmuara.

Sipas Kombeve të Bashkuara, gati dy të tretat e impianteve të trajtimit të ujit në Siri, gjysma e stacioneve të pompimit dhe një e treta e kullave të ujit, janë dëmtuar.

Marketing