Marketing

Rreth 6,500 viza u janë lëshuar nga Mbretëria e Bashkuar refugjatëve ukrainasë, sipas skemës familjare të Ukrainës, që nga ora 17:00 të enjten, ka raportuar Zyra e Brendshme e vendit.

Kjo është 400 më shumë se totali i mëparshëm i së mërkurës prej 6100 vizash të dhëna, shkruan BBC.

Rreth 2,000 aplikime janë dorëzuar në atë kohë, duke e çuar totalin deri më tani në 27,000, sipas të dhënave të përkohshme të publikuara në faqen e saj të internetit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po drejton gjithashtu një skemë të veçantë të vizave të sponsorizimit – Homes for Ukraine – për njerëzit që duan të strehojnë një refugjat dhe se ditën që u lancua u regjistruan 100,000.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është përballur me kritika , duke përfshirë edhe nga vetë deputetët e saj për shpejtësinë dhe shkallën e reagimit të saj ndaj krizës së refugjatëve të shkaktuar nga pushtimi rus./albora.ch/

Marketing