Një mosmarrëveshje në Biere VD solli një vdekje të dielën në mbrëmje. I riu ishte shtrirë i palëvizur në rrugë kur ekipet e shpëtimit mbërritën dhe çdo ndihmë erdhi shumë vonë, shkruan Blick, përcjell Albora.ch.

Marketing

Një goditje me thikë në gjoks vrau të riun: një mosmarrëveshje në Biere VD përfundoi fatalisht për njërën nga dy palët të dielën në mbrëmje. Sipas një njoftimi për media, policia e kantonit Vaud u njoftua rreth orës 18:00 se një burrë ishte i shtrirë pa jetë në rrugë.

Sipas telefonuesit, i plagosuri ka humbur shumë gjak. Mirëpo, shpëtimtarët e thirrur menjëherë nuk kanë mundur ta ringjallën të riun kosovar, për të cilin çdo ndihmë ka ardhur shumë vonë. Menjëherë pas kësaj, një 55-vjeçar kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka kryer krimin ndaj bashkatdhetarit të tij.

I vdekuri ishte një futbollist i pasionuar

Personi i vdekur është Zenel Gashi(28). I riu ishte i apasionuar pas futbollit dhe kishte ende plane të mëdha udhëtimi. Në fund të vitit ai donte të shkonte me pushime në vendin e tij.28-vjeçari ishte shtetas i Kosovës – sipas policisë nuk dihet se është banues në Zvicër. 

Ende është e paqartë se përse ka ndodhur vrasja e Zenel Gashiit dhe për çfarë mosmarrëveshje kishte mes bashkatdhetarëve. Megjithatë, sipas hetimeve fillestare të policisë, viktima dhe autori ishin njohur me njëri-tjetrin.

Marketing