Shkencëtarët kanë zbuluar se në një rajon gjeotermik të Tokës, kushtet mjedisore janë aq të këqija sa nuk mund të jetojë asnjë lloj qënie e gjallë. Studimi mund të jetë i rëndësishëm për përcaktimin e kushteve kufizuese të jetës edhe aty ku ka ujë të lëngshëm.

Marketing

Është një nga mjediset më të ashpra në Tokë, përkatësisht rajoni gjeotermik i Dallolit, një rajon jashtëzakonisht i nxehtë, i kripur dhe acid. Pellgjet shtrihen përgjatë një krateri vullkanik që ndodhet në Etiopi, ku temperaturat e ditës tejkalojnë 45 gradë Celsius edhe në dimër.

Disa nga pellgjet që përmbajnë kripë dhe acid kanë vlera jashtëzakonisht negative të pH. Pas një sërë testesh, studiuesit zbuluan se nuk ka jetë në pellgje, madje as mikroorganizma. Gjetjet u publikuan në revistën Nature Ecology & Evolution.

“Pas kryerjes së analizave në një numër shumë më të madh mostrash sesa në hulumtimet e mëparshme, ne ishim në gjendje të konfirmojmë se nuk ka jetë në këto pellgje dhe as në liqenet e kripës me magnez dhe Liqenet e Verdha”, tha autori i studimit, Purificación Lopez Garcia, një biolog në Qendrën Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore.

Marketing