E keni vënë re se të gjitha ngjyrat në logon e Google janë parësore veç njërës? Nuk është rastësi. Logoja është dizenjuar me këtë ndryshim për një arsye të fortë.

Marketing

Është një nga më të njohurat në botë. Në fakt, mund t’ju ndodhë ta shihni disa herë gjatë ditës. Më së shumti ka ngjyra parësore: dy shkronja blu, dy të kuqe dhe një të verdhë.

Por “L” është e gjelbër, e cilanuk është ngjyrë parësore. Kjo zgjedhje është bërë për të treguar që Google mendon ndryshe dhe nuk i qëndron me doemos rregullave.

“Kishte shumë përsëritje të ndryshme ngjyrash. Përfunduam me ngjyrat parësore. Por në vend që modeli të ishte i renditur, vendosëm ngjyrë dytësore te shkronja ‘L’ që solli idenë se Google nuk i bindet rregullave”, thotë dizajneri grafik Ruth Cedar.

Ka patur ndryshime të mëparshme në logon e motorit më të madh të kërkimit, por aktualja është ajo që Google ka preferuar ta mbajë tashmë prej mëse 20 vjetësh.

Marketing