“E di se me kë më erdhi? Me mamin, babin dhe një tjetër. Dhe ai i thotë: ti djali im mjaft, ndryshe, herën tjetër do të të fus me duart e mia brenda. E pashë, dhe po i qeshja në surrat. Po pastaj erdhi i ati dhe më tha mua: nëse ndodh njëherë tjetër, këtë herë po merresh me të, por herën tjetër do merresh me mua. E mirë i thashë, po ti je 70 vjeç pak erë të fryjë e bie në tokë”.

Marketing

Është fragment i një dialogu të përgjuar mes një spaciatori dhe një personi tjetër, ku i pari i shpjegon se çfarë kishte ndodhur pak përpara kësaj telefonate në lokalitetin Noce di San Nicolo.

Dy prindër, mesa duket të shqetësuar për djalin e tyre që përdorte drogë, kishin kërkuar që spaciatori të mos i shiste më kokainë. Dhe falë përgjimit të telefonatës, hetuesit ishin në gjendje të identifikonin dhe më pas cmontonin një rreth të shpërndarjes së drogës, që ishte vendosur në sheshe të ndryshme në itali. Maksioperacioni u zgjerua mes qindra shpërndarësve të drogës e mijëra klientëve.

Karabinierët e Rivergaros të koordinuar në zv.prokurori Emilio Pisante ndërhynë në pesë sheshe ku shitej heroinë, e quajtur “e zeza”, kokainë, që kishte për nickname “e bardha, e bukura, me borë”, hashash “zalta dhe marijuanë. Përvec përgjimeve, u kryen shërbime të ndryshme vëzhgimi dhe u përdoren edhe deklaratat e përdoruesve të drogës që pranuan se e merrnin dhe treguan edhe shpërndarësit.

Në urdhëresë ka me dhjetëra dialogë mes klientëve dhe spaciatorëve që herë pas here bien dakord për çmimin dhe cilësinë e “mallit”. Konsumatorët janë të gjithë të rritur, burra e gra, njerëz të zakonshëm. Mes tyre, edhe një vajzë e mitur. 39 të dyshuar, mes të cilëve 29 iu nënshtruan masës paraprake. 11 në burg, 8 në arrest shtëpie dhe 10 prej tyre detyrim paraqitje.

Për 9 të tjerë nuk u gjet asnjë gjurmë. Ndër këtë grup janë edhe tre shqiptarë: Afrim Kazazi, Adrian Ajasllari e Gabriel Lavdari. Gjatë operacionit u sekuestruan 53 gram hashash, 107 gramë kokainë, 37 gramë heroinë dhe 800 mililitra metadon. U dokumentuan 1266 episode të trafikut të drogës dhe u identifikuan si konsumatorë 92 persona.

Marketing