Madeleine Albright, gruaja e parë sekretare amerikane e Shtetit, një mike e madhe e popullit shqiptar të Kosovës, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Marketing

Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

Ajo ishte një figurë qendrore në administratën e presidentit amerikan, Bill Clinton, ku së pari shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara përpara se të bëhej diplomatja më e lartë e Amerikës në mandatin e dytë të Clintonit.

Albright mbrojti zgjerimin e NATO-s, nxiti që aleanca të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik ndaj shqiptarëve dhe boshnjakëve gjatë viteve të 90-ta, ku u përpoq të reduktonte përhapjen e armëve bërthamore dhe mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin.

Ishte një fytyrë e politikës së jashtme të SHBA-së në dekadën midis fundit të Luftës së Ftohtë dhe Luftës kundër Terrorit të shkaktuar nga sulmet e 11 shtatorit 2001, një epokë e paralajmëruar nga presidenti amerikan, George H.W. Bush si një “rend i ri botëror”.

SHBA, veçanërisht në Irak dhe Ballkan, ndërtuan koalicione ndërkombëtare dhe herë pas here ndërhynë ushtarakisht për të rikthyer regjimet autokratike, dhe Albright, një “idealiste pragmatike” e vetëidentifikuar që shpiku termin “multilateralizëm pohues” për të përshkruar politikën e jashtme të administratës së Clintonit – mori nga përvoja e saj duke u rritur në një familje që iku nga nazistët dhe komunistët në Evropën e mesit të shekullit të XX-të për të formësuar botëkuptimin e saj.

Madeleine Albright e shihte SHBA-në si “kombin e domosdoshëm” kur ishte fjala për përdorimin e diplomacisë për mbrojtjen e vlerave demokratike në mbarë botën./albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing