Më herët u bë e ditur se në “Sunny Hill” do të performojnë artistë të njohur botëror si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, J Balvin etj. Gjithashtu, dhe artistët më të njohur shqiptarë do të jenë të pranishëm dhe do të ngjiten në skenën gjigante.

Marketing

Por kush është artistja e njohur shqiptare që do të ngjitet në skenë? E gjeni dot?

Epo, është pikërisht këngëtarja e njohur Dhurata Dora.

Lajmi që Dhurata Dora do t’i bashkohet Dua Lipas u bë me dije nga vetë faqja zyrtare e “Sunny Hill Festival” në rrjete sociale.

Skena do të elektrizohet nga performancat e yjeve ndërkombëtarë por edhe atyre shqiptarë.

Shumë këngëtarë si Ledri Vula, Yll Limani, Cozman, Kida, Onat, Ghetto Geasy, Elvana Gjata etj do të performojnë në skenë.

Shumë ish-anëtarë të “Babastars”, do të ngjiten në skenë por a do të ketë një rikthim?

Marketing