Marketing

Gazetarëve ukrainas do tu jepen pajisje mbrojtëse personale dhe trajnime nga UNESCO, për të punuar në mjedise armiqësore, ka thënë agjencia e OKB-së.

Unesco tha se do të sigurojë një grup fillestar prej 125 grupesh jelekësh dhe helmetash antiplumb për të ndihmuar gazetarët ukrainas të zhvendosur të vazhdojnë punën e tyre dhe të mbështesin rrjedhën e lirë të informacionit gjatë luftës, shkruan BBC.

U tha se mijëra gazetarë po raportonin nga terreni në Ukrainë, shumë pa pajisjet e nevojshme mbrojtëse ose trajnimin, pasi ishin futur në rolin e korrespondentit të luftës.

Pajisjet do të shpërndahen nga java e ardhshme nga Reporterët pa Kufij, nëpërmjet Qendrës së Lirisë së Shtypit në Lviv dhe Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, tha UNESCO.

Audrey Azoulay, drejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s, tha: “Çdo ditë, gazetarët dhe punonjësit e medias po rrezikojnë jetën e tyre në Ukrainë për të ofruar informacione shpëtimtare për popullsinë vendase dhe për të informuar botën për realitetin e kësaj lufte.Ne jemi të vendosur t’i mbështesim dhe t’i mbrojmë ata në çdo mënyrë të mundshme”.

Lufta në Ukrainë ka marrë jetën e disa gazetarëve. /albora.ch/

Marketing