Sërish Xhekpoti i Euromillions nuk u fitua të martën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Marketing

Tetë persona ishin aferë që ta fitojnë lotarinë, pasi shtypën pesë numra të saktë dhe një yll. Por çmimi kryesor mbeti përsëri pa fitues. Xhekpoti vazhdon të rritet. Një person me fat mund të fitojë 230 milionë franga zvicerane të premten.

“Ka një çmim kaq të lartë rreth tre deri në katër herë në vit,” thotë zëdhënësi i medias Swisslos Willy Mesmer për mediat zvicerane, përcjell Albora.ch.

Kështu të premten ka një mundësi tjetër për të thyer Xhekpotin e fryrë të Euromillions. Tipps mund të dorëzohen deri në orën 19:30 të datës 8 korrik.

Marketing