Në nisje të mbledhjes së Qeverisë, kreu i saj Albin Kurti tha se të gjithë të lënduarit nga aksidenti i mbrëmshëm i autobusit me mërgimtarë nga Kosova në Serbi janë jashtë rrezikut për jetë.

Marketing

 “Sipas informatave, fatmirësisht të gjithë udhëtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë. Është koha e kthimit të mërgatës sonë drejt vendeve ku ata jetojnë dhe punojnë. Shpirtërisht jemi me ta, derisa ata kalojnë mijëra kilometra këto kohë të acarta të dimrit”, tha ai.

Kreu i Ekzekutivit, Kurti u uroi shërim të shpejtë të lënduarve.

“Sakrifica, kontributi, mundi i tyre për të qëndruar sa më afër familjarëve në Kosovë është për t’u admiruar. Urojmë që udhëtimet e tyre të jenë sa më të lehta e më të sigurta dhe u urojmë urim sa më të shpejtë”, u shpreh ai.

Kryeministri deklaroi po ashtu se institucionet e vendit janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se po bëjnë gjithçka që është e mundur për tu dalur në ndihmë të lënduarve. /albora.ch/

Marketing