Shtete të ndryshme të Evropës tashmë kanë filluar që t’i lirojnë masat anti-COVID, madje duke mos obliguar qytetarët as të bartin maska mbrojtëse kundër infeksionit.
Sipas ekspertëve, Zvicra mund të ndjek modelin e Danimarkës dhe Britanisë së Madhe, posa të përmirësohet situata epidemiologjike në vend, në theks të veçantë të ulen rastet e reja pozitive dhe hospitalizimet, shkruan Blick – transmeton Albora.ch.
Ekspertët, Martin Bruhin dhe Johannes Hilig, kanë deklaruar se normaliteti në Zvicër mund të kthehet për pak më shumë se dy javë.
Sipas tyre, ka shumë gjasa që Këshilli Federal të mërkurën të heqë karantinën për ata persona që kanë pasur kontakte me persona të cilët kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.
Bruhin dhe Hilg po ashtu thonë se puna nga shtëpia, çertifikatat e coronavirusit, kufizimet e kapaciteteve në ngjarje të ndryshme do t’i përkasin të kaluarës
Ndërsa ish-mjeku i kantonit të Baselit, Thomas Steffen, ka thënë se nëse gjërat shkojnë mirë, heqja e maskave mund të ndodhë në fillim të marsit.
Jan Fehr, infektolog dhe kreu i Departamentit të Shëndetit Publik dhe Global në Universitetin e Cyrihut, gjithashtu beson se do të vijë koha kur detyrimi i përgjithshëm për të bartur maska mund të hiqet, por pyetja është thjesht kur.
Task-forca federale e coronës është gjithashtu e mendimit se nuk është ende e mundur të jepet një datë specifike.
Kujtojmë se në Britaninë e Madhe dhe Danimarkë, maskat tashmë janë hequr. /albora.ch/