Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz folën në telefon të premten në mëngjes për luftën në Ukrainë dhe mundësinë e përfundimit të armiqësive. Sipas qeverisë gjermane, biseda zgjati gati një orë. 

Marketing

“Kancelarja i ka kërkuar Presidentit rus që një armëpushim, një përmirësim i situatës humanitare dhe përparim në kërkimin e një zgjidhjeje diplomatike të konfliktit të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në deklaratë.

Sipas agjencive ruse të lajmeve, Putini iu ankua Scholz-it për mosgatishmërinë e Kievit për të bërë kompromis në negociatat me Moskën.

Kievi po përpiqet të ngadalësojë bisedimet dhe po bën “propozime joreale”. Veç kësaj, presidenti rus denoncoi krimet e luftës të kryera nga ushtria ukrainase. Granatimet e zonave të banuara në qytetet Donetsk dhe Makiivka rezultuan në shumë viktima, transmeton albora.ch.

“Këto krime lufte u injoruan në Perëndim”, tha Kremlini në një deklaratë.

Putin gjithashtu u ankua për “fyerjet e përditshme personale” nga presidenti amerikan, Joe Biden në fjalimin e tij. 

Lexo edhe:

Deklaratat e Bidenit janë rezultat i “irritimit, lodhjes dhe harresës”, thuhet të ketë thënë Putin, duke aluduar në moshën e presidentit amerikan. 

Biden e kishte sulmuar vazhdimisht Putinin në ditët e fundit, duke e quajtur atë një “kriminel lufte” dhe një “diktator vrasës”./albora/ch/

Marketing