Tre shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë belge, pasi u kapën në një shtëpi “bari”. Pavarësisht mbulimit të mirë që ata kishin bërë, nuk kanë mundur dot t’i shpëtonin autoriteteve.

Marketing

Tre shqiptarët kishin marrë me qira banesën e një punonjësi policie të cilën më pas e kishin kthyer në fermë të kultivimit të bimëve narkotike, duke menduar se aty nuk mund të kontrollonte askush.

Përveç shqiptarëve në pranga ka rënë edhe polici belg, i cili konsiderohet nga autoritete si bashkëpunëtor.

Gjatë këtij aksioni policia ka zbuluar 100 plantacione kanabisi, tre prej të cilave u gjetën poshtë banesës së policit si edhe mijëra euro “cash”. Ndërkohë sipas autoriteteve të zonës, polici në fjalë ishte i pezulluar.

Marketing