Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi teksa punonin si banakier në një lokal në Loano të Italisë e kishin kthyer vendin e punës në një pikë të tregtimit të drogës.

Marketing

Policia kishte pikasur lëvizjet e dyshimta të narkomanëve brenda lokalit në Loano, si dhe vizitat e shpeshta që kryheshin në një ambient nëntokësor ngjitur me lokalin.

Në një operacion blic, policia italiane ka ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit me ndihmën e njësisë së specializuar të qenve. Policia ka hasur në rezistencën e dy shqiptarëve të cilët u përpoqën të pengonin operacionin e policisë.

Marketing