Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, ka treguar se sot ka bërë një test droge, pas videove të publikuara ku ajo shihet duke kërcyer me miqtë e saj në një ndejë private.

Marketing

Marin bëri testin pasi disa oponentë të saj politik ngritën dyshimet se ajo edhe mund të ketë përdorur drogë, gjë që u mohua kategorikisht nga kryeministrja, e cila tha se po bënte testin vetëm për të sqaruar gjërat.

“Në ditët e fundit ka pasur akuza mjaft të rënda në domenin publik se kam përdorur lëndë narkotike. Unë i konsideroj këto akuza shumë të rënda dhe me peshë. Për mbrojtjen time ligjore, megjithëse e konsideroj të paarsyeshme kërkesën për një test droge. Për të fshirë dyshime të tilla, sot kam bërë një test droge”, u tha Marin gazetarëve.

“Edhe në vitet e adoleshencës nuk kam përdorur asnjë lloj droge”, shtoi ajo.

Udhëheqësja 36-vjeçare pranoi se kishte festë “në një mënyrë të zhurmshme” pas publikimit të videove private, por tha se ishte e zemëruar që pamjet u publikuannë media.

“Këto video janë private dhe të filmuara në një hapësirë ​​private. Më vjen keq që këto u bënë të njohura për publikun”, tha Marin.

Videot nxitën disa nga kundërshtarët e Marin të kritikonin sjelljen e saj si të papërshtatshme për një kryeministre, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Marketing