Kryeministri i Kosovës Albin kurti pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sipas burimeve të sigurta të albora.ch, do të vazhon vizitën e tij në Zvicër.

Marketing

Sipas informatave, Kurti do të vizitoj Zvicrën me datë 25-26 maj, shkruan albora.ch.

Bëhet e ditur se gjatë vizitës, do të takoj përfaqësues dhe bashkëatdhetarë të diasporës shqiptare, pasi sipas Kurtit mërgata e Zvicrës luan rol vendimtar në zhvillimet historike për vendin tonë.

Kujtojmë se në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane në Teksas, ku ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në shtetin amerikan.
Sipas një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohjen për kontributin e madh edhe nga mërgata e Amerikës për çështjen e Kosovës./albora.ch/

Marketing