Kompania DK Partner me seli në Lódź është e interesuar të hapë një biznes në Kosovë.

Marketing

Këtë e bën të ditur ambasadorja e Kosovës në Çeki Albesjana Iberhysaj, e cila këto ditë ka vizituar këtë kompani.

“Kam takuar përfaqësuesit e kompanisë, të cilët kanë shprehur interesim për hapjen e një biznesi të ri në Kosovë. Presidentin e kompanisë z. Kowalewski e informova me kushtet e favorshme të bërit biznes në Kosovë si dhe i ofrova një pako informuese së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrimin e biznesit”, ka shkruar ambasadorja Iberhysaj në profilin e saj në Facebook.

Taksat e ulëta, fuqia punëtore e re dhe e motivuar, struktura moderne ligjore dhe procedura e thjeshtë për regjistrimin e biznesit e bën Kosovën një mjedis tërheqës për investime të huaja, shkruan ajo./albora.ch

Marketing