Kryeministri holandez, Mark Rutte, ka bërë të ditur se do të rihapen dyqanet, sallonet e parukerisë si dhe palestrat.

Marketing

Kjo pasi do të largojnë masën e karantinës, të cilën e kishin vendosur disa ditë para festave të fundvitit.

“Ne po bëjmë një hap të madh dhe kjo do të thotë gjithashtu se po marrim një rrezik të madh”, tha Rutte në një konferencë për media, të premten.

Pjesa e lokaleve që do të hapen do të punojnë deri në ora 17:00, shkruan Reuters.

Rutte shtoi që baret, restorantet dhe vendet kulturore do të duhej të qëndrojnë të mbyllura, të paktën deri më 25 janar.

Qeveria e Rutte urdhëroi bllokimin nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar, pasi kishte një numër të madh të rasteve me variantet Delta dhe Omicron. /albora.ch/

Marketing