Një kosovar që jeton në Zug të Zvicrës ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Marketing

Siç raportojnë mediat zvicerane, përcjell Albora.ch, e gjithë ngjarja e ka pikënisjen pasi që burri i gjeti disa mesazhe në telefonin e gruas së tij më një burrë tjetër.

Pasi ia gjeti këto mesazhe, burri e kërcënoi bashkëshorten se do t`ia shpërfytyronte fytyrën me acid.

Pas debatit, kosovari që e ushtron profesionin e hidraulikut vendosi që ta “kthej” gruan te babai i saj.

Por gjatë rrugës, çifti u fjalosen prapë, gruaja vendos që të largohet nga makina, ndërkaq burri ushtron sërish dhunë, duke e grushtuar në fytyrë.

Ndërkaq, viktima fillimisht nuk kishte ushtruar padi penale ndaj ushtruesit të dhunës, por pasi ishte bindur nga familja e saj e ka bërë një gjë të tillë.

Përkundër, që çifti ishin ndarë, burri vazhdimisht e kishte kërcënuar gruan.

Marketing