Egzon Gashi, themelues i “Teach for Kosova” do të jetë në mesin e 35 liderëve të rinj nga Europa, të cilët do të marrin pjesë në programin e vitit 2022 nga Obama Foundation.
Kështu është bërë e ditur nga ish-Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, nëpërmjet rrjetit social Twitter.
Obama ka uruar kandidatët e përzgjedhur, duke u shprehur që mezi pret të shohë rezultatet e punës së përbashkët.
Our newest cohort of #ObamaLeaders are tackling a broad range of issues, but they also have a lot in common: each has made a significant impact in their respective communities across Europe. We're excited to follow their journeys this year.
— The Obama Foundation (@ObamaFoundation) January 18, 2022
Get to know the new #ObamaLeaders:
Ndërsa i përzgjedhuri nga Kosova, Egzon Gashi u shpreh i lumtur me lajmin dhe gati për të përfaqësuar vendin dhe komunitetin në këtë program të rëndësishëm global./albora.ch/