Një grua kosovare 33 vjeçare, e cila jeton në Austri nga viti 2013 në banesë me bashkëshortin, vjehrrit dhe kunatën e cila vuan nga një sëmundje e rëndë dhe është e detyruar të lëvizë me një karrocë për personat me nevojë, është privuar nga posedimi i pasaportës austriake, për shkak të kujdesit të kunatës së sëmurë.
Kosovarja merr një shumë minimale nga shteti si kujdestare e kunatës, e pikërisht këto rrethana, kanë dërguar në refuzimin e nënshtetësisë për të.
“Kam kaq kohë që jetoj në Austri dhe ndihem shumë rehat këtu, prandaj kam dashur të aplikoj për shtetësi austriake”, tha kosovarja për media austriake.
Burri i saj, fëmijët e tyre, prindërit dhe motra e burrit tashmë kanë pasaportën austriake. Megjithatë, MA 35 tani e refuzoi kërkesën për shkak të nevojës për përkujdesje dhe përfitime sociale në familje.
Por kryefamiljari arriti të kontaktoi me telefon nënkryetarin e Bashkisë së Vjenës, Christoph Wiederkehr, ku thuhet se i ka premtuar se rasti do të rishqyrtohet./albora.ch/