Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka nënshkruar një marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE).

Marketing

“Duke qenë mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme nga Qeveria e Zvicrës për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë, së bashku me AmbasadorinThomas Kolly, nënshkruan marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE). Projekti PPSE zbatohet nga organizata Swisscontact, ku për këtë ngjarje, pata nderin të takoj drejtorin rajonal për Evropën Juglindore, z. Martin Dietchi, me ekipin e tij të projektit PPSE dhe partnerë tjerë vendor” njofton ministrja.

Tutje ajo shkruan se turizmi në Kosovë është ndër sektorët më të goditur nga pandemia COVID 19, por tani në fazën pas pandemisë, rikuperimi i këtij sektori përbën mundësi të reja për rritje dhe punësim të mëtutjeshëm.

“Andaj, me përkushtim dhe punë, me kolegë dhe bashkëpunëtorë, jemi duke punuar në hartimin e politikave dhe përmirësimin e kornizës ligjore të industrisë dhe turizmit, në zhvillimin dhe promovimin e brendit të turizmit, si dhe në identifikimin e zonave dhe lokacioneve me përparësi të këtij sektori” shtoi Hajdari./albora.ch/

Marketing