Kompania zvicerane Roche ka zhvilluar teste PCR për të zbuluar virusin e lisë së majmunit, i cili tani është zbuluar në shumë vende.

Marketing

“Roche ka zhvilluar shpejt një seri të re testesh që zbulon virusin e lisë së majmunit dhe ndihmon në gjurmimin e përhapjes së tij epidemiologjike”, tha Thomas Schinecker, CEO i Roche Diagnostics.

Sipas autoriteteve shëndetësore të BE-së, më shumë se 200 raste janë konfirmuar tani jashtë Afrikës. Gjithsej 19 vende ku sëmundja nuk shfaqet normalisht kanë konfirmuar të paktën një rast, tha të mërkurën në mbrëmje Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Dy janë zbuluar në Zvicër deri më sot: një në Bernë dhe një tjetër në Gjenevë, ransmeton The Local.

Foto: Pixabay / Ilustrim

Marketing