Komisioni Europian më vëmendje ndjek situatën e krijuar pas publikimit të propozimit francez.

Marketing

Nga ekzektuvi i BE-së theksojnë nevojën e miratimit të këtij dokumenti në mënyrë që shteti të del nga ky moment kritik dhe të ecë përpara në rrugën euro-integruese.

“Qëndrim ynë për propozimin francez dhe Maqedoninë e Veriut është plotësisht i qartë. Mbetemi pas komunikatës së përbashkët mes sekretarit shtetëror amerikan Blinken dhe diplomatit të lartë për politikë të jashtme, Borell. Nuk kemi çka të kumtojmë tjetër. Vazhdojnë bisedimet e gjera për propozimin francez. Ky është vendim i pavarur të cilin duhet ta miratojë Maqedonia e Veriut”, tha zëdhënësja e KE-së, Nabila Massrali.

Pas letrës së presidentit francez Makron, pason letra e rradhës e hapur e kancelarit gjerman Olaf Shulz.

Edhe Berlini zyrtar me qartësime se pranimi i dokumentit francez, i hap shtigje të reja vendit pas pritjes së gjatë gati dy dekadëshe, shkruan Express.

“Vendi juaj ndodhet sërish para një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij. Dëshironi ta pranoni kompromisin europian? Kështu mund të mbahet më në fund konferenca e parë ndërqeveritare, shtatëmbëdhjetë vjet pas dhënies së statusit të një vendi kandidat për në Bashkimin Euopian… Dua të jem krejt i hapur me ju: edhe pas miratimit të këtij kompromisi, procesi i anëtarësimit në BE nuk do të jetë i lehtë” , u shpreh Kancelari i Gjermanisë. Olaf Shulz.

Bashkimi Evropian dëshiron ta ketë Maqedoninë e Veriut brenda familjes së saj evropiane, ku ruhen gjuha, kultura dhe veçantitë e vendeve anëtare”, – përfundon letrën e tij, kancelari i Gjermanisë, Olaf Shulz./ABCNEWS.AL/

Marketing