Mëngjesi i së enjtes është i qetë dhe pa pritje në shumicën prej pikë kalimeve kufitare të vendit, si në hyrje ashtu edhe në dalje, ndërkaq përjashtim bën vetëm pikë kalimi kufitar Merdare.
Marketing![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
![](https://www.albora.ch/wp-content/uploads/2023/01/ozone_zak_gif.gif)
Pritjet në dalje në Merdare janë deri në dy orë ndërsa kolona e automjeteve është deri në 1 kilometër. Ndërsa në hyrje pritja nuk është më shumë se 10 minuta.
Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë deri në 5 minuta ndërsa nuk raportohen kolona. Ndërsa në dalje pritjet shkojnë deri në 40 minuta ndërsa radha e automjeteve është 100 metra.
Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, në dalje, pritjet nuk shkojnë më shumë se 10 minuta, ndërsa në hyrje në asnjërën prej tyre nuk raportohen vonesa.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/08/Screenshot_2-24.jpg)
Marketing![]()