Që nga futja e regjimit “2G” dhe “2G+” në mes të dhjetorit, klubeve të natës iu ka rënë puna 60 – 70%, u bë e ditur në një sondazh të Komisionit Zviceran të Bareve dhe Klubeve (CSBC), i kryer mes 100 anëtarëve të tij, raporton ticinonews, përcjellë albora.ch

Marketing

Sipas sondazhit, 46% e vendeve që organizojnë veprimtari, 16% e klubeve dhe 7% e bareve u është dashur ta mbyllin biznesin për arsye ekonomike.
Aktualisht, vetëm 8% janë të hapura. Raporti është 18% për klubet dhe 27% për baret.

Në 70% të institucioneve një pjesë e personelit është pjesërisht e papunë.
CSBC bën thirrje se deri për në prill do të jetë tepër vonë, do të rritet papunësia.

Alternativa janë pushimet nga puna. Sektori (i kufizuar ashpër që nga marsi 2020) kërkon një strategji të besueshme daljeje nga kjo krizë./albora.ch/

Marketing