Hyundai dy herë radhazi rrëmbeu Çmimin Botëror të Makinës së Vitit.

Marketing

Vitin e kaluar ishte modeli Ioniq 5 i Hyundai-t që mori titullin Makina Botërore e Vitit dhe tani është radha e Ioniq 6 të ri.

E megjithatë të dy nuk mund të ishin më ndryshe – Ioniq 6 nuk ndoqi dizajnin e Ioniq 5, dhe makinat janë aq të ndryshme sa nuk duken sikur janë bërë nga i njëjti prodhues.

Gjatë panairit të automjeteve në New York 2023 që po zhvillohet tani, modelit Ioniq 6 iu dhanë fillimisht çmimet “World Design Car” dhe “World Electric Vehicle”, për të marrë përfundimisht titullin e përgjithshëm të Makinës Botërore të Vitit 2023.

Por ky nuk ishte fundi i çmimeve për Grupin Hyundai – modelit Kia EV6 GT iu dha titulli i Makinës Botërore për Performancë 2023.

Marketing