Një ofertë e pabesueshme jepet nga një linjë ajrore e cila vendosi të ndihmojë një strehë për kafshët endacake për të gjetur një shtëpi për tre kotele.

Marketing

Kotelet quhen Spirit, Delta dhe Frontier dhe kushdo që adopton njërën prej tyre do t’i jepet një fluturim falas në Frontier Airlines.

“Adoptuesit e Spirit ose Delta do të marrin dy kuponë prej 250 dollarësh, për një total prej 500 dollarësh, për atë që do kujdeset për kafshët shtëpiake, ndërsa adoptuesit e Frontier do të marrin katër kuponë prej 250 dollarësh, për një total prej 1,000 dollarësh. Të gjithë kuponët janë të vlefshëm deri në fund të vitit 2023”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

“Ne jemi të emocionuar që organizata e shpëtimit ka vendosur t’i quaj këto tre kotele të adhurueshme sipas linjave ajrore, duke përfshirë edhe tonën,” tha kompania për CNN.com.

Çdo avion Frontier është i zbukuruar me një kafshë në bisht, shumë prej të cilave janë specie të rrezikuara ose të kërcënuara.

“Ne jemi shumë të kënaqur që ofrojmë një nxitje shtesë për të inkurajuar adoptimin e këtyre tre maceve të çmuara,” shtoi zëdhënësi i Frontier.

Të tre kotelet janë vetëm dy javëshe dhe aktualisht po strehohen nga një familje kujdestare. Pasi të jenë gjashtë javë dhe të peshojnë të paktën 1.5 kg, do të jenë gati për adoptim.

Marketing