“Zvicra ka ofruar të veprojë si ndërmjetëse midis Moskës dhe Kievit”, tha ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një intervistë për kanalin televiziv rus RBC të mërkurën. 

Marketing

Lavrov me sa duket nuk tha asgjë nëse Rusia do ta pranonte ofertën nga Zvicra, shkruan aargauzeitung.

Departamenti i Punëve të Jashtme merr vetëm një qëndrim të përgjithshëm: “Zvicra është e gatshme të bëjë një punë të mirë nëse palët në konflikt dëshirojnë”, thotë zëdhënësi i departamentit Pierre-Alain Eltschinger. Këtu përfshihet edhe roli i ndërmjetëses për biseda dhe takime.

Prandaj mbetet e paqartë nëse Zvicra do të ndërmjetësojë mes Rusisë dhe Ukrainës. Delegacionet nga të dy vendet janë aktualisht në proces të negocimit të pikave të diskutueshme përmes video-konferencave.

Në qershor të vitit të kaluar, presidenti amerikan Joe Biden dhe ai rus Vladimir Putin u takuan në Gjenevë. Zvicra ka përmbushur një detyrë të veçantë në bashkëpunim me Rusinë që nga marsi 2009: ajo përfaqëson interesat diplomatike të Gjeorgjisë në Moskë dhe interesat diplomatike të Rusisë në Tbilisi. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing