30 vjeçari, Andrea Mazzetto po shijonte një shëtitje në shpatin e kodrës në Rotzo të Vicenzas kur besohet është rrëzuar nga një lartësi dhe ka vdekur.

Marketing

Foton e fundit sa ishte gjallë e ka bërë me të dashurën e tij, Sara Bragante teksa po ngjitej në Altar Knotto.

Këtë foto ajo e ka publikuar në Instagram, duke e quajtur si të mallkuar, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

“Fotoja jonë e mallkuar e fundit bashkë. Ti do të jesh gjithmonë me mua, ariu im i vogël”, ka shkruar ajo krahas fotografisë.

Policia tha se Mazzetto po përpiqej të merrte telefonin që i ra dhe kështu u rrëzua.

Ekipet e shpëtimit arritën tek ai duke përdorur një  helikopter, por e gjetën pa shenja jete.

Marketing