Demenca është tepër e zakonshme në moshat e vjetra, duke prekur një në gjashtë persona mbi moshën 80-vjeçare.

Marketing

Janë disa zakone që e rrisin rrezikun e prekjes nga demenca.

Por, studiuesit thonë se mund të parandalohet, madje edhe në ata me rrezikun më të lartë gjenetik, shkruan The Sun.

Demenca ua ‘grabit’ kujtesën njerëzve dhe zakonisht diagnostikohet mbi moshën 65-vjeçare.

Forma më e zakonshme e demencës, e cila prek më shumë se 850 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar është Alzheimeri.

Zakonet kishin të bënin me peshën, pirjen e duhanit, presionin e gjakut, kolesterolin dhe sheqerin në gjak.

Mirëpo, ekspertët thonë se mund të ulet rreziku nga demenca, duke ngrënë shëndetshëm dhe duke ruajtur një peshë mesatare të trupit.

Gjithashtu, rrezikun nga demenca mund ta ulin edhe ushtrimet e rregullta dhe ndërprerja e pirjes së duhanit e alkoolit.

Marketing